Physical Address
304 North Cardinal St.
Dorchester Center, MA 02124
Falënderimi i takon vetëm Allahut Atë e lavdërojmë dhe vetëm prej tij ndihmë dhe falje nga mëkatet kërkojmë. Tek Ai mbështetemi nga të këqijat e shpirtrave tanë dhe pasojat e veprave të këqija të cilat i kemi bërë. Atë që e udhëzon Allahu, ska kush e devijon dhe atë që e devijon, askush nuk mund ta udhëzojë në Rrugë të drejtë.
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër që meriton të adhurohet përveç Allahut subhanehu ve teala, dhe se Muhammedi sal-lAllahu alejhi ue selem, është rob dhe i Dërguari i Allahut.
Imam Buhariu dhe Muslimi në Sahihët e tyre shënojnë transmetimin në të cilin qëndron se Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue selem, ka thënë: “Embëlsinë e vërtetë të besimit e ka shijuar ai tek i cili gjenden
këto tri cilësi: që Allahu dhe i Dërguari i Tij për te të jenë më të dashur se gjithçka tjetër, që ta dojë ndonjërin prej njerëzve, për asgjë tjetër, pos për hir të Allahut të Lartëmadhëruar; dhe të urrej të kthehet në kufër, pasi që Allahu e ka shpëtuar prej tij, siç urren të hidhet në zjarr.” (37 Këtë hadith e transmetojnë një numër i madh i dijetarëve.)
Imam Buhariu këtë hadith e transmeton në kapitullin “Embëlsia e imanit”.
Ibën Ebi Xhemreah ka thënë: “Buhariu këtë kapitull e ka quajtur “Ëmbëlsia e imanit”, sepse Allahu e ka përshkruar si iman, gjegjësisht fjalët të cilat e vërtetojnë Njëshmërinë e Allahut janë sikurse pema, e cila ka fryte të shijshme dhe të ëmbla. Ajo pemë janë fjalët:
“La ilahe il-lAllah”, degët e saja janë ruknet e Islamit, degëzat e saj janë farzet dhe ibadetet vullnetare, gjethet e saj janë veprat e mira, ndërsa fryt i tërë kësaj është fati, kënaqësia dhe lumturia në shfaqjen e fesë islame, ndërsa i ndiejnë ata që i nënshtrohen Allahut subhanehu ue teala, dhe të cilët janë të përqendrueshëm në këtë.” Për këtë Imam Buhariu këtë kapitull e ka quajtur “Ëmbëlsia e imanit”, sepse që i
posedon këto tre cilësi të përmendura e ka shijuar ëmbëlsinë e imanit.
Cilësia e parë: “Që Allahu dhe i Dërguari i Tij për te të jenë më të dashur se gjithçka tjetër.’ Por, për çfarë shkaku Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue selem, ka thënë: “Që Allahu dhe i Dërguari i Tij për te të jenë më të dashur se gjithçka tjetër.” Përse Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue selem, e ka përdorur përemrin “huma” për Allahun dhe Pejgamberin edhe pse e ka qortuar atë që ka thënë njëjtë duke i thënë: “Kush i nënshtrohet Allahut dhe Pejgamberit është në Rrugën e Drejtë, e kush nuk është i nënshtruar, vetëm vetvetes do ti bëj dëm.” Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue selem, ka thënë: “Ulu, sepse ti je orator i keq i cili i drejtohet popullit.” (38)
E ka qortuar për shkak se edhe Allahun dhe Pejgamberin sal- lAllahu alejhi ue selem, e ka përmendur me një përemër. Ekzistojnë shumë përgjigje në këtë pyetje. E para: shkak i kësaj ka qenë fakti se Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue selem, më së miri e ka njohur Zotin e Madhëruar dhe cilat madhërime dhe nderime Ai i meriton, ashtu që askush nuk mund të mendojë se ai e ka pakësuar dhe shkurtuar ndonjë të drejtë të Allahut azze ve xhel-le, ose veten e tij e ka përjashtuar përveç asaj që e meriton e në atë të drejtë është barazuar me Allahun subhanehu ve teala.
Këtë askush nuk guxon që ta mendojë për të dhe e pamundur është që ai ta ketë bërë këtë. Për këtë e ka qortuar edhe atë që ka folur, sepse prej disa nga fjalët e tij është mundur të kuptohet barazimi i Allahut subhanehu ue teala, me Pejgamberin sal-lAllahu alejhi ue selem, dhe ka ekzistuar rreziku që beduinët të cilët e kanë dëgjuar, ashtu edhe ta kuptojnë. Disa mendojnë se Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue selem, në këtë hadith e ka përdorur këtë përemër për ta shkurtuar tekstin e hadithit që njerëzit sa më mirë dhe më lehtë ta kuptojnë dhe ta mbajnë mend.
Për sa i përket këtij beduini ai ka mbajtur një fjalim dhe e ka pasur më mirë dhe më primare që ta shtjellojë fjalimin e tij dhe të shpjegojë çka dëshiron të thotë. Disa pra, mendojnë dhe kjo është më saktë – se Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue selem, në këtë hadith e ka përdorur një përemër, sepse dashuria ndaj Allahut, pa mëdyshje dhe pa kontestim nënkupton dashurinë ndaj Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue selem, dhe cilido njeri është i panënshtrueshëm ndaj Pejgamberit, ai është i panënshtrueshëm ndaj Allahut subhanehu ue teala.
37 Transmeton Buhariu, 16, 21, 6790 dhe Muslimi, 128.
38 Transmeton Muslimi, 1960; Ebu Davudi, 1099, 4977; Nesaiu, 3281 dhe Ahmedi,
17906, 19018.Shkëputje nga Libri ‘Akoma ka shpresë’ – Aid el-Karni